Rritet numri i aksidenteve fatale në punë, meshkujt më të prekurit gjatë vitit 2024

Aksidentet në punë po bëhen gjithnjë e më shqetësuese, duke u rritur çdo vit. Sipas të dhënave të INSTAT, përfshira për herë të parë në Raportin Vjetor të Treguesve të Shëndetit Publik, në vitin 2024 janë regjistruar 3 viktima më shumë se në vitin e mëparshëm.

Në total, 33 persona kanë humbur jetën në mënyrë aksidentale gjatë orarit të punës, duke reflektuar mungesën e kushteve të duhura të sigurisë. Për pasojë, autoritetet kanë kryer 224 inspektime, një rritje prej 2,8% krahasuar me vitin 2023.

Raporti thekson se 177 punonjës janë aksidentuar gjatë vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 5,4% në krahasim me vitin paraardhës. Nga këto raste, meshkujt përbëjnë shumicën dërrmuese të të aksidentuarve, ndërsa femrat përfaqësojnë vetëm 18,6% të totalit dhe 6,1% të viktimave fatale.

Kjo situatë ka ngritur shqetësim tek ekspertët e shëndetit publik, të cilët kërkojnë masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë në vendet e punës. Ata theksojnë se zbatimi i rregullave të mbrojtjes në punë dhe trajnimi i punonjësve janë elementë thelbësorë për të parandaluar humbjet e jetëve dhe aksidentet e përsëritura.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033