Aksident në vendin e punës, ndërron jetë 36-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident gjatë punës në Pozallo të Italisë. Ai është identifikuar si Artur Deliu. Shqiptari mësohet se u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonierës të hënën, teksa po punonin në çatinë e një objekti në ndërtim. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër.

Shqiptari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 36-vjeçari do të varroset në Shqipëri, në Tiranë, në qytetin e tij të lindjes. Ai jetonte në Itali prej disa vitesh, fillimisht në Brescia dhe më pas u zhvendos në Siçili.

Hetimet për ngjarjen tragjike po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë. Ata po verifikojnë nëse pajisjet ishin në gjendje të mirë pune, nëse ishte kryer mirëmbajtja dhe nëse pompa e betonit i ishte nënshtruar kontrolleve periodike për të siguruar efikasitetin dhe sigurinë e saj.

Ndaj Postimin: