Maliq: Situatë Alarmante në Lumin Devoll!

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë çuar në rritjen kritike të prurjeve në lumin Devoll dhe në lumin e Dunavecit, duke e çuar situatën në prag të daljes nga shtrati.

Bashkia Maliq dhe strukturat e emergjencës janë në terren, duke monitoruar vazhdimisht nivelin e ujërave dhe duke marrë masat e nevojshme për të minimizuar rrezikun ndaj banorëve dhe pronave.

Apel për banorët e zonës:
Qëndroni larg brigjeve të lumenjve;
Mos tentoni të kaloni nëpër zonat me prani uji;
Njoftoni menjëherë autoritetet nëse vini re ndonjë rrezik apo dëmtim në zona të banuara.

Vigjilenca dhe bashkëpunimi janë kyçe për të përballuar me sukses këtë situatë emergjente.

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: