Nuk u paraqit për “21 Janarin” në SPAK, Berisha: S’më kanë thirrur më herët, kishin frikë nga dëshmia ime

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ishte sot në SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ai sqaroi se nuk është paraqitur për thirrjen e prokurorëve të posaçëm në lidhje me çështjen “21 Janari”, pasi, sipas tij, nuk ka marrë asnjë njoftim.

Sali Berisha: “Njoftim quhet kur një person merr përsipër të të njoftojë ose kur njoftohet direkt personi. Asnjë person nuk më ka ardhur të më thotë orën dhe datën dhe të më dorëzojë një letër. Asnjë person nuk ka marrë asnjë letër në emrin tim. Kam dy posta elektronike, një timen dhe një të Parlamentit që e kam përdorur vetëm një herë. Në bisedat e mia në WhatsApp apo Signal nuk më ka ardhur asgjë. Nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmia ime.”

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033