Drejtorë me shkollë drejtorësh, apo drejtues të emëruar nga politika?

Nga Ndriçim Gjoshi

Në sistemin arsimor shqiptar, sipas urdhrit të Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit, drejtimi i një institucioni arsimor duhet t’i besohet vetëm atyre që kanë përfunduar shkollën e drejtorëve, të njohur si kualifikim profesional për drejtuesit. Por realiteti në bashkitë Lushnjë dhe Divjakë tregon një tjetër tablo.

Sipas burimeve konfidenciale, në disa shkolla të këtyre bashkive, drejtuesit aktualë nuk e kanë përfunduar shkollën për drejtues, duke shkelur hapur kriteret ligjore. Më shqetësuese është se në disa raste, notat e kalimit në këtë shkollë janë siguruar me “ndihmën” e mikut apo mbështetjes politike, duke lënë pas dore meritat dhe profesionalizmin.

Shkolla si Karbunara e Vogël, Fier-Shegan, Hyzgjokaj, Ballagat, Dushk, Allkaj, Toshkëz dhe të tjera përmenden në raport si institucione ku drejtojnë individë pa formim të plotë drejtues. E njëjta situatë vërehet edhe në tetë shkolla të Divjakës, ku drejtuesit janë të emëruar jashtë standardeve të kërkuara ligjërisht.

Ndërkohë, zyrat arsimore dhe institucionet përgjegjëse duket se mbyllin sytë ose shmangin zbatimin e ligjit. Është koha që ligji të zbatohet për të gjithë, që drejtuesit të vlerësohen për formimin dhe integritetin profesional, e jo për lidhjet personale apo politike.

Media është këtu për t’ua rikujtuar institucioneve: drejtues shkolle bëhesh me shkollë drejtuesish dhe nota të merituara, jo me mik e me peshë politike!

Në një kohë kur mediat shpesh mbeten në sipërfaqe, “Portal Kritik” synon të shkojë më thellë, duke analizuar, sfiduar dhe ekspozuar atë që shpesh fshihet pas fasadës së ngjarjeve të përditshme. Që nga mungesa e përgjegjshmërisë institucionale, vendimet politike që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, deri te zëri i injoruar i komuniteteve në nevojë, ky portal është hapësira ku fjala merr peshë dhe pyetjet nuk shmangen.

“Portal Kritik” nuk është thjesht informim, është thirrje për reflektim, veprim dhe ndryshim.
Sepse gazetaria nuk mbaron me një titull, por nis me guximin për të vënë në pikëpyetje. Ditë më pas do t’ju kujtojmë rregullat dhe ligjin se si emërohet një drejtor që duhet të ketë përfunduar shkollën e drejtorëve.

Ndaj Postimin: