Ec vetë Ben! Se ke gjithë jetën që të mban e vjedhura.
Ec vetë Ben! Se ke gjithë jetën që të mban e vjedhura.
“Jam i bindur që kam shkruar një vepër shumë të mirë” kishte thënë në një intervistë Ben Blushi.
Personalisht mendoj se veprat e Blushit vlejnë artistikisht sa pikturat e Edi Ramës.
Unë s’jam ndonjë kritik i madh letrar apo artistik, por me aq sa i ndjek zhvillimet në Shqipëri, më shumë e njoh Ben Blushin si të përfshirë në aferën e inceneratorëve sesa në letërsinë shqipe.
Është e vërtetë që para shumë vitesh Beni, me aq sa më është dukur, shkruante bukur. Por më vonë mora vesh se Beni përdorte dorëshkrimet që i kishte lënë gjyshi. Pastaj lexova dikur që edhe gjyshi, me pseudonimin “Shukja”, i kishte vjedhur dorëshkrimet Lef Nosit, të pushkatuar nga komunistët.
Dreqi e mori… Do të shkruash një vepër të mirë, Ben, dhe të vërtetë?
Shkruaj për rrogën që merrje kur ishe drejtor i Top Channel. Trego me detaje dinamikat se si një televizion privat kombëtar arriti të merrte miliona euro nga një nga projektet më korruptive në historinë e Shqipërisë. Fut si personazh edhe gruan që ishte notere dhe u thirr në SPAK. Dhe mbylle me 7000 dollarët që marrin të gjithë ata që shkruajnë postime ku i krahasojnë palestinezët me kafshët që nuk kanë të drejtë të kenë shtet.
Ec vetë Ben! Se ke gjithë jetën që të mban e vjedhura.


