Pastor Albert Dosti kundërshton Ligjin e Barazisë Gjinore të miratuar në Parlamentin Shqiptar!

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Ndriçim Gjoshin dhe TV Apollon, ai del kundër ligjit.

Me tone të qarta dhe me një qëndrim të prerë, pastori Albert Dosti ka dalë publikisht kundër Ligjit të Barazisë Gjinore, duke e konsideruar atë një cenim të rendit natyror dhe të vlerave tradicionale. Ai thekson se ky ligj jo vetëm sfidon dallimet biologjike e natyrore mes gjinive, por edhe përplaset me besimin, moralin dhe kulturën shqiptare, duke imponuar modele të huaja që bien ndesh me strukturën e shëndetshme të familjes.

“Barazia para Zotit ekziston, por kjo që po ndodh është një zëvendësim i të vërtetës me konfuzionin”, u shpreh pastori, duke paralajmëruar se kjo qasje ligjore rrezikon të çojë shoqërinë drejt një humbjeje identiteti.

Ndaj Postimin: