“Personazhe në Fokus” me Petraq Dhimitrin!

Këtë të shtunë, emisioni “Personazhe në Fokus” sjell për teleshikuesit një portret të rrallë dhe emocional: aktorin profesionist të Estradës së Lushnjës, Petraq Dhimitrin, një figurë ikonike të humorit dhe artit skenik shqiptar.

Me një karrierë që numëron 60 vite në skenë, qindra role dhe mijëra momente që kanë ndezur të qeshura në sallat e qytetit, Petraqi rrëfen jetën e tij artistike dhe njerëzore në një bisedë të sinqertë me gazetarin Ndriçim Gjoshi. Ai ndalet me nostalgji edhe te kujtimet për bashkëshorten e tij, bashkudhëtare në jetë dhe në skenë, e cila sot mungon, por vazhdon të jetojë në kujtimet e publikut dhe të tij.

Një rrëfim që prek thellë memorien kulturore të Lushnjës, duke sjellë në vëmendje jo vetëm vlerat e një aktori të përkushtuar, por edhe zbrazëtinë që arti i sotëm po lë, në mungesë të figurave të tilla.

Emisioni transmetohet të shtunën, ora 21:00, në TV Apollon.

Ndaj Postimin: