Mblidhet Komisioni i Shëndetësisë.

Gjatë mbledhjes së radhës së Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, ku pjesë aktive ishte edhe deputeti i Lushnjës, mjeku kirurg dr. Asforal Haxhiu, u diskutua dhe u miratua në parim projektbuxheti për vitin 2026 në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Pas prezantimit të bërë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe deputetët relatues, u theksua rëndësia e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët, si dhe nevoja për investime të mëtejshme në infrastrukturën dhe kapacitetet shëndetësore.

Ndër elementët e veçantë të këtij buxheti janë financimet për shërbime të reja spitalore, të cilat do të ofrohen për herë të parë në sistemin publik:
Trombektomia për 300 pacientë,
Rikonstruksioni i gjirit për 350 paciente,
Transplanti i kornesë për 50 pacientë në nevojë.

Deputeti Haxhiu, si përfaqësues i zonës së Lushnjës dhe profesionist i fushës, vlerësoi angazhimin për zgjerimin e aksesit të qytetarëve në shërbime më cilësore dhe bashkëkohore.

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: