Lista e re e Dardanëve për sfidat vendimtare të nëntorit

Kosova ka publikuar listën me 28 lojtarë dhe rezervat për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, që mund të përcaktojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Trajneri Franco Foda ka zyrtarizuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Dardanët luajnë më 15 nëntor në transfertë ndaj Sllovenisë dhe më 18 nëntor në Prishtinë kundër Zvicrës, një duel që pritet të ketë atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në listën kryesore janë përfshirë 28 futbollistë, ndërsa 11 të tjerë janë vendosur në listën rezervë, gati për të plotësuar grupin në rast nevoje. Përzgjedhjet e Fodës përfshijnë lojtarë me përvojë të lartë ndërkombëtare, por edhe emra të rinj që kanë treguar formë të mirë në klubet e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të FFK-së, grumbullimi do të nisë të hënën, më 10 nëntor, me stërvitjen e parë që do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:00. Po atë ditë, trajneri Foda do të dalë në konferencë për media në hotelin “Emerald” në orën 12:00, për të shpalosur objektivat dhe gjendjen e ekipit.

Aktualisht, Kosova pozicionohet në vendin e dytë në Grupin B me 7 pikë, ndërsa Zvicra mban kreun me 10 pikë. Një pikë ndaj Sllovenisë mjafton për të siguruar play-off-in, por në skenarin më të mirë, Dardanët mund të kualifikohen direkt në Botërorin 2026.

Tifozët pritet të jenë mbështetja kryesore e ekipit në këto dy përballje. Pritshmëritë janë të larta, ndërsa atmosfera në kamp është përshkruar pozitive dhe e përqendruar në arritjen e objektivit historik.

Lista kryesore e ekipit:

Portierë:

  • Arijanet Muric
  • Amir Saipi
  • Visa Bekaj
  • Faton Maloku

Mbrojtës:

  • Amir Rrahmani
  • Mërgim Vojvoda
  • Lumbardh Dellova
  • Fidan Aliti
  • Ilir Krasniqi
  • Albian Hajdari
  • Kreshnik Hajrizaj
  • Dion Gallapeni
  • Leard Sadriu

Mesfushorë/Sulmues:

  • Valon Berisha
  • Elvis Rexhbeçaj
  • Leon Abdullahu
  • Veldin Hoxha
  • Lindon Emërllahu
  • Muharrem Jashari
  • Meriton Korenica
  • Ermal Krasniqi
  • Baton Zabërgja
  • Edon Zhegrova
  • Milot Rashica
  • Florent Muslija
  • Fisnik Asllani
  • Albion Rrahmani
  • Vedat Muriqi

Përzgjedhës: Franco Foda

Lista e zgjeruar:

  • Altin Gjokaj
  • Florent Hadergjonaj
  • Florian Haxha
  • Donat Rrudhani
  • Kreshnik Krasniqi
  • Behar Neziri
  • Ismet Lushaku
  • Ron Raçi
  • Bledian Krasniqi
  • Bersant Celina
  • Rilind Nivokazi
Ndaj Postimin: