Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Apollonia të Fierit, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një pallati shumëkatësh.
E përplasur rëndë në tokë, gruaja ka pësuar lëndime të shumta.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca. Ekipet mjekësore kanë ofruar ndihmën e parë në terren, ndërsa gruaja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për trajtim të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të kuptuar nëse ngjarja ka qenë një aksident, tentativë vetëvrasjeje apo diçka tjetër.
Kronika
Banorët e pallatit shprehen të tronditur nga ngjarja dhe kanë dhënë deklarata për organet hetimore. Disa prej tyre kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas kanë parë gruan në tokë.
Gruaja ndërroi jetë në spital. Burime nga stafi mjekësor tregojnë se situata e saj ishte e rëndë, dhe ata nuk kishin mundësi ndërhyrjeje.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në komunitet, ndërsa autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar mbi zhvillimet e mëtejshme.