“Gëzimi i gjyshes për heroin kuqezi”

Bedrije Manaj, gjyshja e futbollistit Rei Manaj, rrëfen emocionet për golin e nipit ndaj Serbisë. Në një intervistë për TV Apollon, ajo tregon se Rei është rritur në prehërin e saj dhe se krenaria që ndjen familja është e dyfishtë: si përfaqësues i Kombëtares dhe si bir i një familjeje me rrënjë të forta shqiptare.

“E kam rritur me duart e mia. Goli i tij na dha jo vetëm fitoren, por edhe një kujtim që do e mbajmë për gjithë jetën,” shprehet ajo me emocionesh.

“E kam rritur vetë , e kam mbajtur në krahë kur ishte fëmijë. Sot e shoh me lot gëzimi në sy, si gjithë shqiptarët, që ai po përfaqëson vendin tonë me nder,”

Fitorja ndaj Serbisë dhe goli i Rei Manajt nuk ishte vetëm një moment krenarie kombëtare, por edhe një çast i veçantë personal për një familje që ka kontribuar me zemër dhe dashuri në rritjen e një prej talenteve më të spikatur të Kombëtares Kuqezi.

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: