Kjo e shtunë sjell në ekran një tjetër episod të veçantë të emisionit “Personazhe në Fokus”, ku këtë herë në qendër është historiani Ilirjan Gjika.
Në një rrëfim të pasur me detaje historike, ai ndalet te prejardhja e emrit “Myzeqe”, një nga trevat më me peshë në historinë dhe kulturën shqiptare.
Emisioni sjell për publikun të vërtetat e dokumentuara për shtrirjen gjeografike të kësaj zone, rëndësinë e saj strategjike dhe historike, si dhe kontributin që ka dhënë në ndërtimin e shtetit shqiptar. Nuk mungojnë as referencat për Odën Myzeqare, për udhëtimin e plakut të urtë Ismail Qemali në këtë trevë dhe veshjet tradicionale që mbajnë gjallë identitetin e zonës, si takia myzeqare dhe simbolika e saj në etnografinë vendase.
Përballë gazetarit Ndriçim Gjoshi, historiani Gjika ndan me publikun një rrëfim bardhë e zi, ashtu si çdo histori e madhe që mbetet e gdhendur në kujtesën kolektive.
Mos e humbisni këtë episod të emisionit “Personazhe në Fokus”, këtë të shtunë, ora 21:00, në ekranin e TV Apollon, një udhëtim mes fakteve, kujtesës dhe krenarisë myzeqare.