Flamurtari dhe Skënderbeu rikthejnë shkëlqimin në Kupën e Shqipërisë

Flamurtari siguron fitoren e parë të sezonit me një goleadë bindëse ndaj Naftëtarit, ndërsa Skënderbeu dhe Kukësi kualifikohen pas shtesave dramatike.

Kupa e Shqipërisë nisi me emocione të forta këtë të mërkurë, ku 13 ndeshje të turit të parë sollën gola, surpriza dhe rikthime të bujshme për disa prej skuadrave historike të futbollit shqiptar.

Në Vlorë, Flamurtari shpërtheu me një fitore të thellë 5-0 ndaj Naftëtarit, duke regjistruar suksesin e parë të këtij sezoni. Ememe, Murataj, Oshafi, Ramani dhe Bangaly vulosën triumfin e kuqezinjve në një mbrëmje ku gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte për ekipin vlonjat.

Edhe në Kavajë, Besa dominoi plotësisht ndaj Shkumbinit, duke fituar me të njëjtin rezultat 5-0. Iliria kaloi me lehtësi Luzin, ndërsa skuadra e Vorës dhuroi spektakël duke përmbysur Maliqin me shifrat 6-2. Një paraqitje që e konfirmon formën e mirë të ekipit të Superiores.

Lushnja dhe Apolonia siguruan gjithashtu kualifikimin, me fitore përkatësisht ndaj Butrintit dhe Besëlidhjes. Pogradeci u tregua i pamëshirshëm ndaj Delvinës me rezultat 4-0, ndërsa Luftëtari fitoi 2-0 ndaj Orikut.

Në Korçë, emocioni zgjati përtej 90 minutave. Skënderbeu dhe Basania barazuan 2-2 në kohën e rregullt, por në shtesë korçarët treguan forcën e tyre, duke fituar 5-2 dhe siguruar kalimin në raundin tjetër.

Një skenar i ngjashëm u pa edhe në Kukës, ku verilindorët barazuan 1-1 me Tërbunin në kohën e rregullt, por fituan 3-1 pas shtesës. Një fitore e vuajtur, por jetike për skuadrën që kërkon të rikthejë besimin pas një periud

Ndaj Postimin: