Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla pranë DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave “Jovan Ndreko”, “Naun Kaçaku”, shkolla Çermë Sektor dhe shkolla e bashkuar Kolonjë.
Në fokus të këtyre takimeve ishin temat:
-️Dhuna në ambientet shkollore
-Bullizmi dhe format e tij-Trafikimi i të miturve
-Siguria dhe mbrojtja në internet
Për të bërë më të kuptueshme mesazhet, u përdorën materiale ilustrative, video ndërgjegjësuese dhe fletëpalosje informuese.Gjatë takimit, nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, ku patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të përballen në jetën e përditshme.
Nga: Ndriçim Gjoshi


