Letër për Elvis Shkëmbin nga shoku i gjimnazit

Letra e një shoku nga “At Pjetër Meshkalla” për Elvis Shkëmbin sjell në pah dhimbjen, padrejtësinë dhe plagët që sistemi i drejtësisë la pas.

Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, kujtohet nga një shok i gjimnazit të tij në “At Pjetër Meshkalla”, i cili i drejtohet me një letër të sinqertë dhe të mbushur me mall. Në këto rreshta, ai kërkon të shpallë të vërtetën: “Elvis, ti nuk je vrasës.”

Autori e përshkruan padrejtësinë si armikun e vërtetë të Elvisit. Padrejtësia ishte ajo që ia zbehu jetën, që ia mori shpresën, që e futi në një betejë pa rrugëdalje. Në vend që të gjente mbrojtje në gjykata, ai përballej me “fashikujt e humbur” dhe seanca të pafundme, ku drejtësia u kthye në një ëndërr të parealizuar.

Letra e përshkruan edhe fëmijërinë e tij të vështirë, ku ai shihte familjen për vite të tëra tek endet dyerve të institucioneve për të kërkuar pronën e tyre. Ai lindi pronar, por jetoi me qira — një paradoks që i shënoi gjithë jetën. Ironikisht, të tjerët përfitonin nga prona e tij, ndërsa ai nuk kishte mundësi as për të paguar qiranë e vet.

Autori kujton periudhën e gjimnazit, kur Elvisi, ndonëse i thjeshtë dhe i heshtur, ishte ndër nxënësit më të përkushtuar dhe të ndershëm. Ai nuk vishte rroba firmato, por gjithmonë paraqitej i pastër, me dinjitet dhe me një buzëqeshje që tregonte forcën e tij të brendshme.

Ai e përfundoi gjimnazin si një prej më të mirëve dhe u diplomua për drejtësi — një ironi e hidhur, sepse pikërisht drejtësia i rrëmbeu qetësinë dhe vitet më të bukura të rinisë. “Ajo ta mori peng rininë,” shkruan miku i tij me një dhimbje që ndihet në çdo fjalë.

Në fund, letra mbyllet me një thirrje të fortë shpirtërore: “Ti nuk je vrasës, Elvis. Zoti qoftë me ty!” Një mesazh për falje, që tejkalon çdo gjykim njerëzor.

Kjo ishte letra e shkruar nga shoku i Elvisit

Dy fjalë për Elvis Shkëmbin!

Shkruar nga një shok i gjimnazit “At Pjetër Meshkalla”

Elvis!

Ti nuk je vrasës!

Vrasëse ishte padrejtësia, vrasës ishin ata fashikujt e humbur nëpër gjykata të pronës tënde, aty ku duhet të ishin të sigurtë.

Vrasës ishin seancat gjyqësore pa mbarim nëpër gjykata, vrasës ishin institucionet përgjegjëse që ju futën në konflikt të pa kthyeshëm.

Vrasëse ishte ajo fëmijëria jote e palumtur tek shikoje familjen tane dyerve te gjykatave duke kërkuar drejtësi.

Ti Elvis linde “Pronar” por jetoje me qera sepse pronën tane e gëzonte dikush tjeter, madje disa prej tyre kishin ndertue shtëpin e tyre dhe pronen tane e jepnin me qera.

Ti skishe mundësi te paguaje as qeranë Elvis!

Ty Elvis të rriti gjyshi nga nëna së bashku me motren tane, të rriti me shume mune e sakrifica, por ty Elvis te çoi me studiu në shkollat më të mira të qytetit te Shkodrës.

Elvis, ti ishe ai student i gjimnazit më të mirë në Shkodër “At Pjetër Meshkalla” që rrije i ndrojtur ne bankën tënde sepse nuk visheshe me rroba firmato por, ato që vishje i kishe të PASTRA . Ti ishe një ndër nxënësit më të mirë të Gjimnazit “At Pjetër Meshkalla”

Ti u diplomove për drejtësi Elvis, por ajo ta mori peng rininë!

Edhe nje herë:

Ti nuk je vrasës Elvis!

Zoti qoftë me ty!

E paç jetën e gjatë o djalë!

Të duam dhe të mbështesim fort !

Shkruar nga nje shok I gjimnazit “At Pjeter Meshkalla

Shkodër, me 07/10/2025

Ndaj Postimin: