Gazetar: Ndriçim Gjoshi
Kryeministri Edi Rama i ka besuar sërish një detyrë të rëndësishme Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo është caktuar si drejtuesja politike e Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.
Ky vendim vjen në një moment kur mazhoranca synon të ruajë dhe forcojë pozitat në kryeqytet. Balluku, një nga figurat më aktive të qeverisë dhe PS-së, pritet të udhëheqë një fushatë intensive, duke u mbështetur në përvojën e saj në menaxhimin e sfidave politike dhe organizative.
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë janë konsideruar me rëndësi strategjike për Partinë Socialiste, ndaj emërimi i Ballukut konfirmon besimin e lartë të kreut të qeverisë në aftësitë e saj drejtuese.