Emra të rinj në drejtimin e Bashkisë Lushnjë!

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Në kuadër të riorganizimit të administratës vendore, Bashkia Lushnjë ka emëruar drejtues të rinj në disa nga drejtoritë kryesore. Gjatë një takimi me strukturat lokale të Partisë Socialiste, zv. Kryeministrja Belinda Balluku bëri publike disa nga emrat e rinj, pas dorëheqjeve të kërkuara më herët nga Kryeministri Rama.

Tre emërimet e para të konfirmuara janë:

  • Elida Mezini, nënkryetare e re e Bashkisë Lushnjë
  • Arjola Beqo, drejtoreshë e Urbanistikës
  • Elson Zeka, drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike

Ndërkohë, pritet që edhe drejtues të tjerë të bashkisë të zëvendësohen në ditët në vijim, sipas fazave të parashikuara të këtij procesi. Ky riorganizim synon të sjellë më shumë efikasitet dhe frymë të re në administratën vendore.

Ndaj Postimin: