Gazetar: Ndriçim Gjoshi
Në ambientet e Bashkisë Lushnje u zhvillua prezantimi zyrtar i konceptit për ndërtimin e impiantit të kompostimit të mbetjeve të gjelbra një projekt i rëndësishëm në kuadër të programit ‘Bashki të Forta’të mbështetur nga organizata HELVETAS.
Pas një vizite në terren dhe analizës së të dhënave, ekspertët gjermanë kanë përgatitur planin teknik për këtë impiant që synon të sjellë një menaxhim më të mirë të mbetjeve organike dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë, znj. Eriselda Sefa e cila vlerësoi këtë projekt si një hap përpara drejt modernizimit të shërbimeve të pastrimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit qytetar për riciklimin dhe përpunimin e mbetjeve.
Koncepti teknik u prezantua nga znj. Alba Dakoli Wilson, menaxhere e projektit ndërsa monitorimi dhe ndërhyrjet profesionale u ndoqën në kohë reale online nga eksperti ndërkombëtar z. Gernod Dilewski.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të stafit të bashkisë anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe komisionet përkatëse, të cilët u njohën me detajet teknike dhe përfitimet që sjell ky impiant për Bashkinë e Lushnjës.