Skandal në Portugali me emrin e Ruben Neves

Revista portugeze ndez debatin pas publikimit të fotove ku shfaqen Ruben Neves dhe Rute Cardoso, gruaja e mikut të ndjerë Diego Jota, duke nxitur reagime të forta.

Një histori e bujshme ka shpërthyer në Portugali pasi revista “TV Guia” publikoi një artikull që aludon për një afërsi të veçantë mes futbollistit Ruben Neves dhe Rute Cardoso, vejushës së mikut të tij të ndjerë, Diego Jota. Revista shoqëroi shkrimin me një foto ku dyshja shihen të përqafuar.

Titulli i zgjedhur nga “TV Guia” ishte: “Ruben Neves dhe Rute. Të bashkuar pas vdekjes”. Ky përshkrim, i mbështetur me imazhin e shpërndarë, ka ngritur një furtunë reagimesh në rrjetet sociale dhe në opinionin publik portugez.

Lajmi ka ngjallur një interes të madh, duke tejkaluar kufijtë e Portugalisë dhe duke u bërë temë diskutimi edhe në media të huaja. Në thelb të debatit qëndron pyetja nëse bëhet fjalë për një thashethem pa baza apo për një lidhje të re pas humbjes së rëndë që përjetoi Rute.

Ruben Neves dhe Rute Cardoso nuk e kanë pritur mirë këtë publikim. Të dy kanë reaguar duke shprehur indinjatën e tyre në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se e konsiderojnë artikullin si një shkelje të rëndë të privatësisë.

Opinioni publik mbetet i ndarë. Një pjesë e njerëzve i sheh këto lajme si një thashethem i pastër mediatik, ndërsa të tjerë i interpretojnë si një sinjal se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

Nëse historia e publikuar është e vërtetë apo jo, mbetet ende e paqartë. Siç e theksojnë edhe vetë mediat portugeze, vetëm koha do të tregojë të vërtetën rreth këtij raporti që tashmë ka ndezur një debat të gjerë publik.

Ndaj Postimin: