Në kuadër të ristrukturimit dhe vlerësimit të performancës në administratën vendore, në Bashkinë Lushnje janë bërë disa ndryshime në drejtimin e rajoneve dhe qendrave administrative.
Ky proces ka synuar rritjen e eficiencës, përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin. Të gjithë drejtuesit u prezantuan në një takim i cili u zhvillua në ambientet e Bashkisë Lushnje, ku pjesë e këtij takimi ishte drejtuesja e parë e Qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe deputeti i Lushnjes Petrit Malaj, si edhe kryebashkiakja Sefa.
Rajonet e konfirmuara në detyrë:
- Rajoni 1 – Sidorela Tabaku
- Rajoni 2 – Erjona Nikolla
- Rajoni 3 – Erdi Rrushi
- Rajoni 4 – Bernard Linatopi
- Rajoni 5 – Edlira Mezini
Qendrat administrative – Rikonfirmime në detyrë:
- Bubullimë – Artan Mino
- Kolonjë – Arber Abdurrahmani
- Hyzgjokaj – Hysni Digozi
Qendrat administrative – Ndryshime drejtuesish për shkak të performancës së dobët:
- Allkaj – largohet Bujar Kollulli, emërohet Marjola Todri
- Fier-Shegan – largohet Teodor Murati, emërohet Fabio Mirofci
- Karbunarë – largohet Denada Senka, emërohet Nexhmie Arapi
- Dushk – largohet Afrim Dedej, emërohet Bruno Vrapi
- Golem – largohet Alush Sinani, emërohet Orest Sulevari
- Krutje – Ledion Goga, nga i komanduar në drejtues zyrtar
- Ballagat – largohet Neritan Myftari, emërohet Anxhela Laboti
Megjithëse janë ndërmarrë këto ndryshime, qytetarët presin ende ndërhyrje në Rajonin 5, si dhe në qendrat Bubullimë dhe Kolonjë, ku ka pasur ankesa për performancën, pavarësisht rikonfirmimit të drejtuesve aktualë.
Ky proces është pjesë e një vlerësimi të vazhdueshëm që synon një administratë më efikase dhe më pranë nevojave të qytetarëve.
Raporton nga Lushnja, gazetari Ndriçim Gjoshi.