Biba tërhiqet nga gara për Kushtetuesen, KED ndalon procedurën

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndërprerë vlerësimin për kandidaturën e Denar Bibës për Gjykatën Kushtetuese, pasi ai zgjodhi të tërhiqej nga gara.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pezulluar procedurën e vlerësimit për Denar Bibën, i cili kandidonte për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në vendin e lirë të krijuar pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes. Vendimi u mor pas dorëheqjes së Bibës nga gara.

Për këtë pozicion vakant, procesi i përzgjedhjes do të vijojë me kandidatët e kualifikuar që kanë kaluar fazat e para të filtrimit. Lista aktuale përfshin emrat: Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Naureda Llagami.

Ndaj Postimin: