Procedim penal për tifozin e Lushnjës pas incidentit në ndeshjen me Skëndërbeun

Një 35-vjeçar nga Lushnja përballet me akuzë penale pasi dyshohet se hodhi sende të forta në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Skënderbeun

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, duke hapur procedim penal ndaj shtetasit E. Q., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipit vendas “Lushnja” dhe “Skënderbeu”, i dyshuari ka hedhur sende të forta në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes.

Policia theksoi se incidenti është dokumentuar dhe se provat materiale do të shërbejnë në procesin hetimor për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme në përputhje me ligjin.

Autoritetet kanë paralajmëruar se veprime të tilla nuk do të tolerohen, duke kujtuar se siguria në aktivitetet sportive është prioritet dhe shkelësit do të përballen me pasojat ligjore.

Ndaj Postimin: