Konflikt në Çukas, në kërkim Resul Gashi

Një 56-vjeçar në Lushnjë qëlloi me armë klientin 58-vjeçar brenda lokalit në Çukas; i plagosuri është jashtë rrezikut, autori kërkohet nga policia.

Një konflikt mesnatë në Lushnjë përfundoi me të shtëna në lokalin e 56-vjeçarit Resul Gashi, në fshatin Çukas.

Sipas të dhënave, Gashi nxori armën dhe qëlloi drejt klientit Ramadan Mënka, 58 vjeç.

Plumbi e kapi në këmbë Mënkën, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua dhe policia e shpalli në kërkim; shkaqet ende mbeten të paqarta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.”

Ndaj Postimin: