Milan synon një sezon ambicioz 2025/26 me një formacion të fortë ku spikat Ardon Jashari si mesfushori kryesor.
Milani po përgatitet për një sezon të ri me shumë ambicie në vitin 2025/26, duke ndërtuar një ekip të fuqishëm me yje dhe përforcime të rëndësishme. Sipas burimeve të merkatos, nëse realizohen objektivat e planifikuara, kuqezinjtë do të prezantojnë një formacion shumë konkurrues.
Në skemën taktike 3-4-3, mesfusha do të ketë në zemër talentin shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, i cili do të luajë përkrah legjendës kroate Luka Modric. Kjo dyshe pritet të sjellë një përzierje të freskisë, energjisë dhe saktësisë, bashkë me përvojën dhe vizionin e Modric.
Në repartin sulmues, kuqezinjtë do të mbështeten tek treshja dinamike: Rafael Leao në krahun e majtë, Kristian Pulisiç në të djathtë dhe Rasmus Hojlund në qendër, nëse transferimi i tij nga Manchester United realizohet. Ky sulm premton ritëm të lartë dhe shumë gola.
Në mbrojtje, Estupinan dhe Jimenez pritet të ofrojnë shpejtësi dhe qëndrueshmëri, duke mbuluar mirë dy fazat e lojës dhe duke kontribuar në stabilitetin e ekipit.
Përfshirja e Jasharit në këtë formacion nuk është vetëm një shenjë e potencialit të tij të madh, por edhe tregues i besimit që drejtuesit e Milanit kanë tek ai për t’u bërë lideri i ri i mesfushës së klubit.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për futbollistin me origjinë shqiptare që të shkëlqejë në një nga arenat më prestigjioze të futbollit evropian, duke bërë Milanin një nga skuadrat më të ndjekura në Serie A dhe në garat ndërkombëtare.


