Evyatar David po gërmon varrin e vet ndërsa përballet me urinë dhe dëshpërimin në duart e Hamasit.
Një video e publikuar nga grupi palestinez Hamas tregon Evyatar David, një të ri izraelit të kapur rob, i cili duket i dobësuar dhe gërmon varrin e vet në një tunel nëntokësor. Ky është videoja e dytë e Davidit, 24 vjeç, që shpërndahet nga Hamas brenda 48 orëve të fundit. Në imazhet e filmimit, David duket i rraskapitur dhe me vështirësi flet, ndërsa përdor një lopatë në një tunel të ngushtë nëntokësor. Ai rrëfen në heshtje për vuajtjet e tij, duke thënë:
“Ajo që po bëj tani është të gërmoj varrin tim. Çdo ditë trupi im bëhet më i dobët. Po ec drejt varrit tim. Atje është varri ku do të prehem. Koha për t’u liruar dhe për të fjetur pranë familjes po mbaron.”
Në fund të deklaratës, Evyatar shpërthen në lot dhe duket i dëshpëruar thellë.
Familja e tij ka dhënë lejen për publikimin e videos dhe në një deklaratë theksoi: „Uria e qëllimshme ndaj djalit tonë, si pjesë e një fushate propagandistike, është një nga aktet më makabre që bota ka parë. Ai po ushqehet me urrejtje vetëm për qëllime propagandistike të Hamasit.“
How psychopathic is Hamas?
— Eylon Levy (@EylonALevy) August 2, 2025
It forced starving hostage Evyatar David to DIG HIS OWN GRAVE for the cameras. pic.twitter.com/iMa404St4s
Davidi është njëri nga 49 të burgosurit izraelitë që mbahen ende nga Hamas dhe grupet palestineze të lidhura në Gaza, që u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, ku humbën jetën 1,219 persona, shumica civilë. Në përgjigje, Izraeli nisi një ofensivë shkatërruese në Gaza, ku janë vrarë mbi 60,000 persona.
Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ai ka folur me familjen e Davidit pas publikimit të videos dhe shprehu „tronditjen e thellë“ nga pamjet. Kryeministri theksoi se përpjekjet e qeverisë për lirimin e të gjithë të burgosurve vazhdojnë „pa ndërprerje dhe me vendosmëri.“
Netanyahu akuzoi Hamasin për „uri të qëllimshme ndaj të burgosurve tanë“ dhe për shfrytëzimin e kësaj në mënyrë „cinike dhe të keqe“ në publikim.
Përveç videos së Davidit, Hamas dhe Jihad Islami publikuan edhe një tjetër video ku shfaqet Rom Braslavski, 21 vjeç, me shtetësi të dyfishtë gjermane-izraelite, gjithashtu i dobësuar dhe i lodhur. Këto pamje kanë shtuar presionin publik në Izrael për rifillimin e negociatave për lirimin e të burgosurve.
Mijëra izraelitë u mblodhën në Tel Aviv mbrëmjen e së shtunës për të kërkuar veprime të menjëhershme nga qeveria mbi të burgosurit. Protesta ishte një nga më të mëdhatë që nga fillimi i luftës.


