Në kuadër të zbatimit  të projektit “Rekuperimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme nëpërmjet impiantit të pirolizës” do të organizohet Degjesa Publike e parashikuar në kreun VI të VKM-se Nr. 419, datë 25.6.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respective të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja”, si dhe VKM Nr.247, datë 30.04.2014 “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”.

Ky takim organizohet, nga subjekti “GWS ALBANIA” Sh.p.k në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe me njësitë e qeverisjes vendore, në kuader të zbatimit të kuadrit ligjor për mjedisin dhe te drejtes për informim të publikut, sa më sipër kërkojmë pjesëmarrjen e një përfaqësuesi nga drejtoria e mjedisit apo punëve publike pranë institucionit tuaj.    

  • Data: 01.07.2025
  • Ora: 11:00
  • Vendodhja: Në Ambjentet e Ushtrimit të Aktivitetit.

Jeni të ftuar në këtë takim si banorë apo subjekte dhe  Ojf/OKQ të interesuar.

KËRKUES

SHOQËRIA “GWS ALBANIA” sh.p.k

Qemal SINAJ

Administrator

Ndaj Postimin: