Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka hartuar një plan të detajuar për sigurimin dhe mbarëvajtjen e etapës së tretë të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, që zhvillohet më 28 maj 2025.
Sektori i Policisë Rrugore në Fier është angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë këtij eventi sportiv të rëndësishëm, raporton gazetari Ndriçim Gjoshi. Për këtë arsye, janë marrë masa të posaçme për kontrollin e trafikut në rrugët ku do të kalojë gara, duke përcaktuar oraret e ndalimit të qarkullimit në disa segmente kyçe.
Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve kërkohen të respektojnë sinjalizimet dhe t’i shmangin kalimit në rrugët e mëposhtme gjatë orarit të ndaluar:
- Rruga Poshnjë-Savër, nga ora 13:15 deri në 14:30,
- Rruga Savër-Fier, në pjesën e mbikalimit pranë VIVA, nga ora 14:10 deri në 14:40,
- Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në 15:20,
- Autostrada Levan-Vlorë, nga ora 15:00 deri në 15:50.
Ky plan masash synon jo vetëm të lehtësojë zhvillimin pa probleme të turit, por edhe të mbrojë sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Drejtoria e Policisë Fier falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë aktivitet sportiv kombëtar.