Në Galerinë e Artit në Fier është hapur ekspozita e grafikut dhe vizatimeve të artistit të mirënjohur Gazmend Leka.
Mjeshtër i Madh, Gazmend Leka prezanton për publikun e Fierit një seri vizatimesh unike, që shfaqen për herë të parë në këtë qytet.
Kronika
Ekspozita përmban 30 vizatime në teknikën e sepias dhe 100 vizatime të tjera të realizuara me laps dhe tush, duke pasqyruar një gamë të gjerë temash dhe subjektesh.
Kjo seri përfaqëson krijimtarinë e Lekës gjatë 45 viteve të tij në art, ku çdo vepër përçon emocionet dhe përvojën artistike të autorit ndër vite.
Autori ka vlerësuar pozitivisht hapësirën ekspozuese në Galerinë e Fierit dhe është shprehur se ekspozita përmbledh krijimtarinë e tij të “thërrmuar” në një të vetme, duke sjellë një sintezë të krijimtarisë së tij në 45 vite.
Veprat e Lekës na ftojnë në një dialog kulturor dhe estetik të rrallë, duke ofruar një përjetim të veçantë për çdo vizitor të ekspozitës.