Në edicionin e sotëm të emisionit “Na thërret Atdheu”, do të trajtohet një nga temat më aktuale për shqiptarët jashtë vendit: vota e diasporës dhe ndikimi i saj në rezultatin e zgjedhjeve. Programi do të ndalet veçanërisht tek arsyet pse mbështetja e emigrantëve shqiptarë për Partinë Socialiste vazhdon të jetë e fortë, si dhe te faktorët që ndikojnë në këtë fenomen.
Të ftuarit, Perparim Gjeka nga Kina, përfaqësues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Llesh Murrani shkrimtar dhe aktivist, Shkelzen Rustemaj nga Anglia, kryetar i PD-së dhe i degës së Londrës, si dhe Shpetim Zinxhiria, gazetar dhe aktivist në Greqi, do të sjellin këndvështrimet e tyre mbi rolin e diasporës në procesin zgjedhor.
Në diskutim do të trajtohen perceptimi për stabilitetin politik, rrjetet e lidhjeve personale dhe institucionale, si dhe angazhimi në projekte infrastrukturore dhe investime nga diaspora. Vëmendje të veçantë do të marrë edhe komunikimi politik dhe PR-i, si dhe dobësia e alternativës opozitare që shpeshherë shfaqet si pengesë për ndryshimin e pushtetit.
Emisioni do të analizojë edhe efektin e votës simbolike të diasporës, që megjithëse nuk shfaqet gjithmonë në shifra të mëdha, mbetet një tregues i qartë i aspiratave dhe qëndrimeve të komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Ekspertët do të diskutojnë se si përvoja e emigrantëve ndikon në pritshmëritë e tyre ndaj institucioneve shqiptare dhe çfarë roli luan ambasada shqiptare në angazhimin e diasporës gjatë fushatave zgjedhore.
Gjatë emisionit do të shtrohen pyetje të rëndësishme për të kuptuar më mirë pozicionin e diasporës: si e percepton ajo rezultatin e zgjedhjeve, përse mbështet një qeveri me sfida të shumta në vendlindje, a është vota e saj më shumë simbolike apo me ndikim real, dhe sa i rëndësishëm është faktori ekonomik dhe ndihmat familjare në vendimmarrje.
Në fund të programit, do të kërkohet të kuptohet nëse emigrantët ndihen të përfaqësuar nga politika shqiptare, si është raporti i tyre me partitë politike, cilat janë shqetësimet kryesore që shprehin për vendin dhe nëse kanë ndjerë ndryshime në qasjen e shtetit shqiptar ndaj tyre gjatë viteve të fundit.
Pyetjet që do të trajtohen në emision:
- Si është perceptuar nga Diapora rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri dhe fitorja e thellë e PS?
- Cilat janë arsyet kryesore që shtyjnë emigrantët shqiptarë në vende të botës të mbështesin një qeveri me probleme të shumta në vendlindje?
- Si e shihni rolin e ambasadës shqiptare në angazhimin me diasporën gjatë këtij procesi?
- A pati mobilizim politik të diasporës shqiptare për zgjedhjet e fundit?
- Si ndikon përvoja e emigrantëve në pritshmëritë ndaj institucioneve shqiptare?
- E shihni votën e diasporës si më shumë simbolike apo me ndikim real në politikën shqiptare?
- A ndihet e përfaqësuar nga politika shqiptare?
- Si është raporti i emigrantëve në botë me partitë politike shqiptare – a ka kontakt, komunikim, përfaqësim?
- Cilat janë shqetësimet më të mëdha që shpreh diaspora për vendin?
- Emigrantët shqiptarë në botë janë më të hershmit – si ka ndryshuar marrëdhënia e tyre me politikën në Shqipëri?
- A ndjejnë qytetarët shqiptarë në botë se kanë ndonjë ndikim real në zgjedhjet në vend?
- Sa i rëndësishëm është faktori ekonomik dhe ndihmat familjare në vendimmarrjen politike të diasporës?
- Si e shihni pjesëmarrjen politike të shqiptarëve në vendin tuaj – a janë më të integruar në vendin pritës apo më të lidhur me Shqipërinë?
- A ekziston një angazhim i qëndrueshëm i diasporës shqiptare për çështjet politike të vendlindjes?
- A kanë ndjerë emigrantët shqiptarë ndonjë ndryshim në qasjen e shtetit shqiptar ndaj diasporës vitet e fundit?