Besimtarët Katolikë dhe Ortodoksë kremtojnë Dielën e Larit: Mesazhi i përulësisë dhe dashurisë së Krishtit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot Dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve, një moment i shenjtë për të dy komunitetet fetarë.

Pashkët katolike dhe ato ortodokse përkojnë këtë vit, një ngjarje e rëndësishme që forcon bashkimin e besimtarëve në kremtimet e kësaj periudhe.

Në Shkodër, qindra besimtarë katolikë morën pjesë në meshën e shenjtë, e drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine. Ai u bëri thirrje besimtarëve të ndjekin shembullin e Krishtit dhe të meditojnë për dashurinë e Tij të madhe për secilin prej nesh. “Qëndrojmë edhe ne në heshtje në këtë moment. Të mundohemi këtë javë të qëndrojmë në meditimin e Jezusit, për të zbuluar dashurinë e Tij të madhe për secilin prej nesh dhe për të kremtuar momentin e Ringjalljes, ku bëhet takimi ynë me Krishtin”, u shpreh arqipeshkvi.

Loading poll ...

Digital Marketing Ndërto websitin tënd
Apollon Facebook
Apollon Live Stream

Po në këtë ditë të shënuar, meshën e Dielës së Palmave e mbajti kryepeshkovi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan. Ai e theksoi rëndësinë e jetës dhe besimit në Krisht, duke theksuar se pa Ringjalljen e Tij, besimi ynë është i kotë. “Nëse nuk e përjetojmë këtë jetë, nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë në jetën që do vijë. Siç thotë edhe Shën Pavli, nëse Krishti nuk u ngjall, atëherë predikimi dhe besimi ynë është i kotë. Ngallja është themeli i krishterimit”, nënvizoi ai.

Në Lezhë, besimtarët u bashkuan për të kremtuar Dielën e Larit, duke marrë pjesë në ritualin e bekimit në katedralen e Shën Nikollit. Procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit u drejtua nga përfaqësues të klerit katolik, duke e shoqëruar momentin me kujtimin e mundimeve të Krishtit.

Kremtimi i Dielës së Larit ka tre momente kulmore: procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit të meshës dhe, më pas, gjatë liturgjisë së fjalës, kujtimi i mundimeve të Zotit. Kjo Dielë simbolizon hyrjen e Jezu Krishtit në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës, që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen dhe festimet që do të ndodhin më 20 Prill.

Ndaj Postimin: