Trump pret armëpushimin, Putin vesh rrobat ushtarake dhe viziton vijën e frontit rus në rajonin e Kurskut

Në një moment të pazakontë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u shfaq me rroba ushtarake ndërsa inspektoi vijën e frontit rus në rajonin e Kurskut.

Sipas Sky News, dalja e Putin me veshje ushtarake është një fenomen që shfaqet rrallë, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë. Gjatë periudhës së luftës, është bërë e zakonshme që Putin të shfaqet në kostume zyrtare, një kontrast i fortë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka veshur rroba ushtarake për tri vitet e fundit.

Në tre vitet që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Putin ka qëndruar shumë larg vijës së frontit. Megjithatë, marrja e qytetit të rëndësishëm të Sudzhës nga forcat ruse është një moment krenarie për Kremlinin.

Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim, veçanërisht nga SHBA, Putin ka refuzuar të flasë për ndalimin e luftimeve. Madje, ai ka theksuar se, “Detyra jonë në të ardhmen e afërt, në kohën më të shkurtër të mundshme, është të mundim përfundimisht armikun e ngulitur në rajonin e Kurskut dhe të çlirojmë plotësisht territorin.”

Kështu, mesazhi i presidentit rus është i qartë: ai nuk ka ndërmend të ndalë luftimet dhe do të vazhdojë përpjekjet për të forcuar pozitat e Rusisë në rajon. Kjo deklaratë ka të ngjarë të ketë jehonë në Kiev dhe Uashington.

Ndaj Postimin: