Kryesia e Partisë Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Elbasanit, një nga qarqet më të rëndësishme të Shqipërisë. Sipas raportimeve, kandidatët që do të përfaqësojnë koalicionin e PD për Shqipërinë Madhështore në këtë qark janë:
- Tomor Alizoti
- Edmond Haxhinasto
- Klodjana Çapja
- Blendi Himçi
- Aurel Bylykbashi
Përveç kandidatëve të PD, një vend në listën e mbyllur të Elbasanit do t’i kalojë edhe Edmond Haxhinastos nga Partia e Lirisë, sipas marrëveshjes së koalicionit mes palëve.