Ancelotti: “Morëm një avantazh të lehtë”, vlerëson Rodrygo-n

Reali i Madridit ka marrë një fitore të ngushtë 2-1 në ndeshjen e parë kundër Atletico-s, por trajneri Carlo Ancelotti nuk ka shprehur festë të plotë, duke theksuar se asgjë nuk ka përfunduar ende.

Sipas tij, ekipi i tij mori një avantazh të vogël, por gjithçka mbetet për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit.

“Ndeshja ishte e ekuilibruar, me shumë intensitet, dhe ne e kontrolluam mjaft mirë në aspektin defensiv. Pas golit të avantazhit, mund të kishim bërë më shumë. Objektivi ynë ishte të merrnim një avantazh të lehtë dhe ia arritëm. Mbappe? Nuk ishte në nivelin e tij maksimal, por bëri një punë të mirë. Nuk ishte aspak e lehtë të luaje kundër një mbrojtje kaq të fortë si ajo e Atletico-s. Rodrygo ishte fantastik, ai bëri një punë të shkëlqyer”, tha Ancelotti pas përfundimit të takimit.

Përkrah tij, trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, e përshkroi këtë përballje si një ndeshje të luftuar, ku detajet vendosën sfidën. “Ishte një ndeshje shumë taktike, ku të dy ekipet prisnin momentin e tyre. Ata na goditën në rastin e parë, por ne reagoiëm mirë. Nëse rezultati do të kishte shkuar 3-1, do të ishte bërë shumë e vështirë. Megjithatë, në fund patëm mundësinë për të barazuar, gjë që mund të na kishte ndihmuar në ndeshjen e kthimit”, shpjegoi Simeone.

Simeone gjithashtu theksoi se mund të kishte dëshiruar të rrezikonte më shumë përpara në fazën e fundit të ndeshjes, por gjithsesi ishte i kënaqur me performancën e ekipit të tij. “Në fund do më kishte pëlqyer të rrezikonim më shumë, por në përgjithësi jam i kënaqur me lojën që zhvilluam”, përfundoi trajneri i Atletico-s.

Kjo fitore e Realit nuk ka dhënë ende një epërsi të plotë për t’u relaksuar, por një avantazh i tillë mund të jetë kyç për ndeshjen e kthimit në Madrid. Pas kësaj fitoreje, të dy trajnerët janë të vetëdijshëm se gjithçka mbetet për t’u vendosur në fushën e lojës.

Ndaj Postimin: