Zgjedhjet Parlamentare në Gjermani: CDU parashikohet të titojë, skenarët e koalicionit dhe mundësitë për SPD-në e Scholz

Të dielën, në Gjermani zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ku rreth 59,1 milionë qytetarë të regjistruar kanë të drejtë vote.

Ky proces zgjedhor është i rëndësishëm, pasi për herë të parë mund të votojnë 2,3 milionë të rinj që kanë arritur moshën e votimit. Sondazhet e fundit përshkruajnë një panoramë interesante të fushatës dhe mundësive për formimin e qeverisë.

Tendenca kryesore që po dalin nga sondazhet është dominimi i CDU/CSU, e cila është e para me 30.1% të votave. Kjo parti e qendrës së djathtë ka fituar mbështetje të madhe dhe duket se është përpara në garë. Pas saj renditet Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila ka arritur 20.2%, një rezultat i mirë për këtë parti të konsideruar më shumë si ultra-djathtas.

Në vend të tretë është SPD, partia socialdemokrate që udhëhohet nga kancelari Olaf Scholz, me 15.3% të votave. Po ashtu, Të Gjelbrit, një parti e angazhuar për çështjet mjedisore dhe klimën, qëndrojnë me 13.2%. Nga ana tjetër, partia E Majta arrin 6.8%, ndërsa të tjerat si FDP dhe Aleanca Sara Wagenknecht (BSW) duket se nuk do ta kalojnë pragun prej 5% për të hyrë në Bundestag.

Digital Marketing Ndërto websitin tënd
Apollon Facebook
Apollon Live Stream

Një tjetër fakt interesant është se një e treta e votuesve, ose 3.9%, ende nuk kanë vendosur për kë do të votojnë, duke lënë hapësirë për ndryshime të mundshme në rezultatet finale. Sipas ligjit gjerman, për të formuar një qeveri, një koalicion duhet të sigurojë të paktën 316 mandate në Bundestag, çka do të thotë gjysmën e mandateve të përgjithshme.

Ndërkohë, koalicionet e mundshme janë një temë diskutimi. Friedrich Merz, kreu i CDU-së, ka shprehur preferencën për një bashkëpunim me SPD-në ose me Të Gjelbrit, ndërsa ka dyshime për mundësinë e një koalicioni me FDP-në. Sipas sondazheve, një bashkëpunim mes CDU/CSU dhe SPD-së ka mundësinë të formojë një qeveri të qëndrueshme, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, pas Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, për të formuar një qeveri të qëndrueshme, mund të kërkohen edhe tre parti të tjera, duke përfshirë Të Gjelbrit. Kjo mund të sjellë vështirësi, pasi Merz ka deklaruar se është i gatshëm të kthehet në përdorimin e energjisë atomike dhe të ndërtojë centrale me gaz, ndësa mund të zgjasë përdorimin e motorëve me djegie në automjete, që do të kërkonte marrëveshje dhe tolerim nga ana e Të Gjelbërve.

Pavarësisht këtyre sfidave, Merz ka theksuar se është i angazhuar për të formuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur, duke shpresuar që kjo të realizohet deri më 20 prill.

Ndaj Postimin: