Kanye West dhe Bianca Censori i japin fund martesës së shkurtër pas dy vitesh

Kanye West dhe Bianca Censori, pas një martese të shkurtër prej vetëm dy vitesh, duket se po shkojnë drejt divorcit.

Çifti, i cili u martua në dhjetor të vitit 2022, është duke përjetuar një krizë të thellë pas një periudhe shumë të shkurtër bashkëjetese. Dyshimet për ndarje u shtuan pas paraqitjes publike të Censori-t në tapetin e kuq të çmimeve Grammys, ku ajo u shfaq e zhveshur, një moment që nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e mediave.

Një burim i afërt me reperin 47-vjeçar konfirmoi për mediat se çifti ka rënë dakord për një pagesë prej 5 milionë dollarësh për Censori-n pas ndarjes. Shpërthimi i krizës mes tyre mund të ketë filluar në natën e çmimeve Grammy, ku Kanye West shkaktoi një polemikë të madhe përmes një shpërthimi antisemitik në platformën X. Ky moment është përfolur si “hapi i fundit” që çoi në përkeqësimin e marrëdhënies së tyre.

Një burim tjetër tha se Bianca Censori është thellësisht e lënduar nga veprimet e Kanye dhe nuk i mbështet ato fare. “Ajo është e tmerruar nga ajo që ai ka bërë, si dhe shumë njerëz të tjerë të afërt me të,” raportuan mediat amerikane, duke shtuar se marrëdhënia mes çiftit është e tensionuar dhe e pakthyeshme.

Pas ndarjes, Censori do të qëndrojë në shtëpinë e tyre luksoze prej 35 milionë dollarësh në Beverly Park North, Los Angeles. Nuk dihet ende se ku ndodhet Kanye West, por disa spekulime sugjerojnë se ai mund të kthehet në Tokio, Japoni, ku ai kaloi pjesën më të madhe të vitit të kaluar, duke jetuar në një hotel.

Çifti, i cili kishte tërhequr vëmendjen me jetën e tyre private, tani është përfshirë në një krizë të madhe, dhe seancat ligjore për të dhënë fund martesës pritet të ndodhin në ditët në vijim.

Ndaj Postimin: