Berisha komenton edhe një herë situatën e Ilir Metës. Dumani i ligjit lëpin këpucët e Edi Ramës.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ngritur shqetësime për mënyrën se si kreu i SPAK, Altin Dumani, po trajton dosjen e Monika Kryemadhit, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj saj dhe presidentit të PL, Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndan një fragment nga dosja dhe shprehet se komunikimi mes deputetes së PL dhe kushëririt të saj, Shatku, është përdorur nga Dumani si bazë për akuzat kundër Kryemadhit. Sipas Berishës, ky komunikim nuk tregon korrupsionin e Kryemadhit, por sugjeron që duhet të hetohet më gjerësisht, përfshirë edhe rolin e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje.

Në reagimin e tij, Berisha i fton qytetarët të bëjnë një krahasim mes qasjes së Dumanit, duke theksuar se fshehja e informacionit mund të jetë një akt më i rëndë se vetë veprimet e pretenduara.

Ja dhe mesazhi i tij:

“Krahasoni dy Dumanët: Midis atij që vepron dhe atij që fsheh, më i rëndi është ai që fsheh. Ju ftoj të lexoni dokumentin dhe të reflektoni mbi veprimet dhe pasojat.”

1- Nuredinin që ka bërë dhjetra krime, por i ka treguar ato, me

2-Altinin e “ligjit” që fsheh dhjetra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës!

Dokumenti i mëposhtëm tregon kominikimin midis Monika Kryemadhit dhe Shatkut të cilit ajo i shkruan se kishte takuar Ramën dhe se ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht, nuk dihet se çfarë por që Shatku i thotë Monikes se ky është lajmi më i mirë i vitit.

Këtë komunikim të Monikës me Shatkun, Altini e përdor si dokument për të akuzuar Monikën si të korruptuar nga Shatku kurse Ramën që i kërkom Monikës që të bënin urgjentisht, se çfarë nuk dihet, por që Shatku e quan lajmin e vitit nuk guxon ta pyes një herë të vetme për dhuratën e vitit që i bëri Shatkut.

Për çdo njeri që ka një nanagram integritet në rast se bëhet fjalë për një akt korruptiv Shatku-Kryemadhi-Rama kreu është Rama!

Ndaj Postimin:

Postime të tjera