GJKKO lë në Burg Erion Veliajn: Rivlerësimi i masës së sigurisë për Kryebashkiakun e Tiranës

Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krime të Rënda (GJKKO) për rivlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenët ka përfunduar rreth dy orë më parë.

Seanca e cila filloi në orën 08:30 të mëngjesit u ndërpre dhe rinisi në orën 13:30, me kërkesë të avokatëve.

Avokatët e Erion Veliajt paraqitën një garanci pasurore për lirimin e tij, ndërkohë që ata të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, kërkuan heqjen e masës së arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin e saj me detyrim paraqitje. Megjithatë, pas një seance të gjatë dhe një kohe të konsiderueshme këshillimi, GJKKO vendosi ta lërë Veliajn në burg.

Gjatë seancës, Veliaj mbrojti veten duke theksuar se ende nuk ishte informuar për arsyet e arrestimit të tij. Ai e cilësoi situatën si një sulm personal ndaj tij, duke shpjeguar se kishte punuar pa pushim për qytetin e Tiranës, madje edhe në fundjavë e festa. “Mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë,” tha ai gjatë fjalës së tij.

Një pjesë e diskutimeve të asaj dite u fokusuan edhe në një vilë në Qerret, për të cilën Veliaj sqaroi se nuk ishte në pronësi të tij, por ishte një shtëpi ku ishin lodrat e fëmijës së tij, duke theksuar se bashkëshortja e tij ishte fëmijë i vetëm dhe se nuk ishte e çuditshme që ato ndodheshin në shtëpinë e gjyshes. “Bashkëshortja ime është përndjekur në mënyrë perverse,” shtoi ai.

Përpjekjet e Veliajt për të mbrojtur vetveten dhe të afërmit e tij nga akuzat e ngritura morën një reagim nga prokurori Ols Dado, i cili kërkoi që ai të ruante etikën në komunikim, duke iu referuar një postimi të mëparshëm të Veliajt në Facebook. Në një replike të mëtejshme, Veliaj shprehu se nuk kishte përmendur emra të individëve, duke shtuar se qëllimi i tij ishte të kritikonte median dhe politikën, dhe jo personat e përfshirë.

Prokurori Dado e ndihmoi procesin duke theksuar se veshjet e gjetura gjatë hetimit kishin një kod unik dhe ishin veshje personale, duke theksuar rëndësinë e mbledhjes së provave dhe fakteve të plota në këtë rast.

Pas këshillimit të gjatë, Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në burg Veliajn, ndërkohë që seancat e mëtejshme do të përcaktohen për ditët në vazhdim.

Zbardhet mbrojtja e Veliajt në GJKKO: Bashkëshortja ime është përndjekur në mënyrë perverse

Në fjalën e tij gjatë seancës së GJKKO, Erion Veliaj ka thënë: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë që jam unë sot.

Vila në Qerret nuk është e jona. Është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse.

(Këtu ka ndërhyrë prokurori Ols Dado që i ka kërkuar Veliajt të ruajë etikën në komunikim)

Replika e Veliajt: Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën…

Prokurori Ols Dado: Sepse i ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve.

Prokurori Ols Dado: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri…

Ndaj Postimin: