Parashikimi i Motit për ditën e sotme, 12 Shkurt 2025, në Shqipëri

Sot, më 12 shkurt 2025, Shqipëria do të përballet me kushte atmosferike të ndryshueshme.

Në orët e para të mëngjesit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë ditës. Në Ultësirën Perëndimore, mund të ketë reshje shiu të herëpashershme, ndërsa në zonat malore të Verilindjes dhe Juglindjes, priten reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në orët e mëngjesit, por do të rriten lehtë gjatë ditës. Vlerat ditore do të luhaten nga -3°C në mëngjes deri në 15°C në mesditë.

Era do të fryjë e mesme deri e fortë në det, me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi jugor – juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 4 ballë.

Në qytetin e Fierit, parashikohet mot i ngjashëm me vranësira të herëpashershme dhe mundësi për reshje të izoluara. Temperaturat do të luhaten nga 7°C në mëngjes deri në 13°C në mesditë.

Për ditët në vijim, moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me mundësi për reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Temperaturat do të rriten gradualisht, duke arritur deri në 16°C në mesditë.

Ndaj Postimin: