JD Vance, zëvendëspresident i administratës së Trump, ka kritikuar vendet evropiane për politikën e rregullave të tepruara që mund të dëmtojnë zhvillimin e industrisë së inteligjencës artificiale (IA).
Gjatë një fjalimi të mbajtur në një takimi të nivelit të lartë për IA-në, Vance theksoi se një qasje e tillë mund të frenojë novacionin në një sektor që po zhvillohet me shpejtësi.
Në fjalën e tij, Vance e përkufizoi inteligjencën artificiale si një pikë kthese për ekonominë globale, duke paralajmëruar se aktualisht po përballemi me mundësinë e një revolucioni industrial të ngjashëm me shpikjen e motorit me avull. Ai theksoi rëndësinë që Shtetet e Bashkuara të mbeten në krye të këtij zhvillimi, duke siguruar që rregullat të mos pengojnë krijimin dhe përdorimin e teknologjive të avancuara.
Vance bëri gjithashtu një paralelizëm me mungesën e Shteteve të Bashkuara ndër 60 shtetet që nënshkruan një deklaratë për të promovuar përdorimin e sigurtë dhe të besueshëm të inteligjencës artificiale, duke siguruar që kjo teknologji të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Ai shprehu shqetësimin se këto rregulla mund të krijojnë barrierë për zhvillimin e mëtejshëm të IA-së në nivel global.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po mbështesin një qasje më liberale ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale, e cila favorizon inovacionin dhe zhvillimin e teknologjisë, ndërsa Evropa po përpiqet të shtrëngojë më tej kontrollet dhe të krijojë një sistem më të rreptë për llogaridhënie dhe siguri.
Në këtë kontekst, Kina po ashtu po bëhet një aktor i fuqishëm në fushën e inteligjencës artificiale, me mbështetje të madhe nga shteti dhe kompanitë e saj të mëdha, që synojnë të dominon në garën globale për teknologjinë më të avancuar.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e sigurisë në Mynih, Vance theksoi se administrata e Trump është e angazhuar të sigurojë që sistemi i inteligjencës artificiale i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të mos ketë anshmëri ideologjike. Ai gjithashtu siguroi që Shtetet e Bashkuara nuk do të kufizojnë kurrë lirinë e shprehjes për qytetarët e saj.
Me këtë fjalim, Vance e përdori mundësinë për të theksuar rëndësinë e diplomacisë dinamike të administratës së Presidentit Trump dhe për të forcuar pozitat e Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e inteligjencës artificiale si një faktor kyç për të ardhmen globale.