Bashkia Roskovec organizoi një aktivitet festiv në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku morën pjesë gratë dhe vajzat e administratës së bashkisë. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive dhe mirënjohjeje, i shoqëruar me simbole dashurie dhe mesazhe vlerësimi për rolin dhe kontributin e grave në shoqëri dhe në jetën institucionale.
Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, theksoi rëndësinë e kësaj dite ndërkombëtare, duke vlerësuar përkushtimin e grave në administratë, në familje dhe në jetën shoqërore. Ajo nënvizoi se fuqizimi i grave dhe barazia gjinore mbeten ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e komunitetit.
Sipas saj, 8 Marsi është një ditë reflektimi për rolin e grave në ndërtimin e familjeve të forta dhe komuniteteve të shëndetshme. “Pas çdo familjeje të fortë dhe çdo komuniteti të suksesshëm qëndron përkushtimi dhe sakrifica e grave”, u shpreh Bufi.
Në përfundim të aktivitetit, kryetarja e bashkisë përcolli urime dhe mirënjohje për të gjitha gratë dhe vajzat, duke theksuar se kontributi i tyre mbetet një forcë e rëndësishme për zhvillimin e Roskovecit. Aktiviteti u mbyll në një atmosferë miqësore dhe festive. ![]()