Dita Kombëtare e Rinisë na kujton aspiratat e rinisë shqiptare ne vitet 90 e cila sot gjendet e degdisur në rrugët e botës dhe e zhgënjyer nga mënyra se si erdhi dhe u zhvillua demokracia, për të cilën ata ëndërronim ndryshe.
Një rini e larguar, kur vendi ynë ka aq shumë nevojë për të. Prindërit dhe familjet kanë nevojë për ngrohtësinë dhe mbështetjen e saj, ndërsa shoqëria shqiptare vuan nga mungesa e forcës dhe vitalitetit rinor dhe reflektues.
Sot përkujtojmë 8 dhjetorin e vitit 1990 – ditën kur rinia studentore sfidoi frikën, dhunën dhe presionin, duke mundësuar ardhjen e pluralizmit dhe rrëzimin e diktaturës, me shpresën për një demokraci të re.
Por, pavarësisht vrullit, dëshirës dhe gjakut të derdhur nga rinia e asaj kohe, demokracia dhe pluralizmi nuk u zhvilluan siç pritej. Shkaqet janë të njohura, dhe pasojat i ndjejmë sot më shumë se kurrë ku cdo i ri largohet nga vendi i shqiponjave .
Rinia është potenciali, vitaliteti dhe shpresa e së ardhmes. Ajo meriton vlerësim dhe vëmendje. Rinisë i duhen hapësira në përfaqësim dhe mbështetje për të ndërtuar një të ardhme këtu, në vendin e saj, pa qenë e detyruar ta braktisë atë. Në të kundërt, ashtu si në dhjetorin e vitit 1990, rinia duhet të marrë fatet në dorë dhe të kërkojë ndryshimin.
Le të jetë kjo ditë frymëzim për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtën e nje rinie ne demokraci!