“5D” – SPAK kërkon 39 vite burg për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të pandehurit e dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar në total 39 vite burg për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Sipas kërkesës së SPAK, për Redi Mollën kërkohen 11 vite burg, ndërsa për Mariglen Qaton 9 vite burg.

Për të akuzuarit e tjerë, organi i akuzës ka kërkuar: 4 vite burg për Taulant Tushën, 3 vite burg për Enton Punavijën, 3 vite burg për Julian Zanajn, 2 vite burg për Albano Jankun dhe 7 vite burg për Nestor Muhametllarin.

Përveç dënimeve me burg, për Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushën kërkohet edhe dënim plotësues prej 5 vitesh heqje e së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Sipas akuzës, kompania e quajtur “5D Konstruksion” dyshohet se kontrollohej nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Të pandehurit dyshohet se e kanë zotëruar shoqërinë në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë si ortakë fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të saj, me të cilët kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033