Një 55-vjeçar nga fshati Koblarë është shpallur i humbur prej tre ditësh. Bëhet fjalë për Flamur Takon, i cili më 4 shkurt 2026, në orët e mbrëmjes, është nisur drejt fshatit Trebickë për të çuar bagëtinë, por nuk është kthyer më në banesë.
Sipas familjarëve, pas largimit të tij nuk ka pasur asnjë kontakt, ndërsa telefonatat drejt tij kanë qenë të pamundura. Të gjitha përpjekjet për ta gjetur deri më tani kanë rezultuar pa sukses.
I biri i 55-vjeçarit ka bërë denoncim zyrtar në polici, ndërsa strukturat përkatëse kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Familja apelon për ndihmë dhe u bën thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Flamur Takos të kontaktojnë menjëherë policinë ose familjarët.