53-vjeçar shqiptar gjendet i pajetë në banesë në Cuneo, dyshohet vdekje natyrale

Trupi i një 53-vjeçari me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë brenda apartamentit ku jetonte në Cuneo të Italisë.

Sipas autoriteteve dhe banorëve të godinës, vdekja mund të ketë ndodhur prej të paktën një jave. Fqinjët kishin raportuar një erë të vazhdueshme në shkallët e një ndërtese në qendër të qytetit, në ‘Via Luigi Gallo’, çka çoi në ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe karabinierëve.

Pasi hynë në apartament, forcat e emergjencës gjetën trupin e pajetë të 53-vjeçarit, i cili dyshohet se jetonte i vetëm. Sipas hetimeve paraprake, vdekja mendohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrore.

Trupi është dërguar në morgun e Cuneos, ndërsa priten procedurat e mëtejshme hetimore dhe paraqitja e të afërmve për identifikimin zyrtar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033