46-vjeçari i dhunuar jep versionin e tij: “I bëra vetëm një kompliment”

Altin Meçaj, 46 vjeç, ka rrëfyer versionin e tij lidhur me ngjarjen ku u dhunua nga një efektiv policie, i cili dyshohet se e akuzoi për ngacmim ndaj motrës së tij.

Sipas deklarimit të Meçajt, ai kishte bërë një koment komplimentues në rrjetet sociale ndaj një gruaje që e njihte prej vitesh, pasi vinin nga i njëjti fshat. Ai thekson se nuk kishte asnjë qëllim dashakeq dhe se komenti ishte thjesht vlerësim për rrugëtimin e saj në jetë.

Meçaj shprehet se ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit dhe se nuk e kishte takuar personalisht gruan prej vitesh. Ai pohon se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie apo tentativë ngacmimi dhe se situata, sipas tij, është keqinterpretuar rëndë.

46-vjeçari deklaron se dhuna e ushtruar ndaj tij ishte e pajustifikueshme dhe se nuk e kupton se si çështja ka përfunduar në një akt ekstrem dhune, duke theksuar se mes tij dhe gruas nuk ka pasur asnjë kontakt fizik apo komunikim përtej rrjeteve sociale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033