Proteste ne Akërni/ Banorët kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur

Një protestë është zhvilluar në zonën e Hidrovorit të Akërnisë, ku rreth 100 banorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë kundër punimeve që po kryhen brenda pyllit të mbrojtur.

Të mbledhur në hyrje të zonës, protestuesit kundërshtuan ndërhyrjet në territorin që konsiderohet pasuri natyrore dhe kërkuan pezullimin e menjëhershëm të projektit. Gjatë protestës, ata hoqën edhe rrethimin e vendosur nga kompania që po kryen punimet.

Banorët shprehen se çdo ndërhyrje në këtë zonë duhet të bëhet vetëm pas konsultimit publik dhe në përputhje me ligjin për mbrojtjen e mjedisit. Sipas tyre, mungesa e transparencës ka shtuar shqetësimet për dëmtimin e ekosistemit të pyllit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033