45 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet një shtetas grek në Portin e Sarandës

Një rast i mosdeklarimit të shumave monetare në kufi është evidentuar në Portin e Sarandës, ku një shtetas grek është proceduar penalisht pasi tentoi të nxirrte jashtë territorit të Shqipërisë 45 mijë euro pa i deklaruar.

Sipas veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan shumën e parave gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit, i cili po përpiqej të largohej nga Shqipëria. Paratë u gjetën në çantën e tij dhe dyshohet se po transportoheshin në kundërshtim me detyrimet ligjore për deklarimin në kufi.

Në vijim të procedurave, shuma prej 45 mijë eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit grek G. V., banues në Greqi.

Dosja proceduriale i është përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033