U kallëzua nga Adriana Kalaja për falsifikim dokumentesh/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës: Nuk provohet vepra penale

SPAK ka kërkuar zyrtarisht pushimin e procedimit penal nr. 130 të vitit 2025 ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke e dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Procedimi ishte regjistruar më 5 qershor 2025, pas një kallëzimi të depozituar nga Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike. Ajo kishte denoncuar pretendime për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Gjatë hetimeve, SPAK ka administruar kallëzime shtesë dhe dokumentacion nga institucione të ndryshme, përfshirë edhe verifikime në Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe autoritete të huaja, në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Nga hetimet rezulton se ndaj Gjokës ekziston një vendim i vitit 2005 në Greqi për përdorim dokumentesh të parregullta dhe hyrje të paligjshme në territorin grek. Megjithatë, sipas SPAK, ky vendim nuk përbën bazë ligjore për ndjekje penale në Shqipëri, pasi nuk rezulton që ajo të jetë njoftuar në mënyrë efektive për procesin apo vendimin.

Gjithashtu, autoritetet greke kanë vendosur të mos e ekzekutojnë vendimin për shkak të parashkrimit dhe mungesës së formës së prerë, ndërsa në dëshmitë e penalitetit nuk figurojnë të dhëna për dënim penal.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033