447 të burgosur presin lirimin, amnistia pritet të miratohet në fund të Prillit

Projektligji për amnistinë, i miratuar nga qeveria më 6 shkurt, pritet të shqyrtohet në Kuvend në fillim të prillit dhe të votohet në mes ose në fund të muajit.

Sipas burimeve parlamentare, Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë projektligjin e iniciuar nga ish-ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari.

Nga amnistia përfitojnë 447 të burgosur me lirim të plotë, përfshirë 4 të mitur dhe 9 gra. Po ashtu, 853 persona përfitojnë ulje dënimi, ndërsa 5,077 të dënuar me masa alternative amnistohen përmes Shërbimit të Provës.

Projektligji parashikon edhe pushimin e ndjekjes penale për rreth 14 mijë procedime për vepra të lehta, të nisura që nga viti 2024.

Qeveria e konsideron këtë nismë si një masë për ri-integrim dhe për lehtësimin e mbipopullimit në burgje, duke theksuar se nuk përfshihen persona të hetuar nga SPAK apo të dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033